Nga oferta e parë deri te pasqyrat e fundvitit, pa Excel dhe pa punë të dyfishtë. Çdo dokument regjistrohet një herë dhe kontabilizohet automatikisht me partitë dyfishe.
Kontabiliteti bazë
Plani kontabël kombëtar (PKP) i plotë sipas llojit të subjektit, ditari, libri i madh dhe bilanci vërtetues.
- Plani kontabël sipas profilit: SHPK, mikro, person fizik ose OJF, me nën-llogari dhe monedhë për llogari
- Veprime kontabël të balancuara me evidenca, dhe Modele periodike për ato që përsëriten
- Kartela e çdo llogarie me gjendje progresive, filtra dhe eksport
- Mbyllja e periudhave, mbyllja e vitit me rihapje dhe rivlerësimi valutor në fund të periudhës
Shitje dhe blerje
Oferta, fatura shitjeje dhe blerjeje me TVSH, kontabilizim automatik dhe kartelë të plotë për çdo partner.
- Oferta që klienti i pranon ose i refuzon nga lidhja publike, dhe që kthehen në faturë me një klik
- Fatura korrigjuese dhe anulime; parapagime (409/419) që mbyllen te faturat e hapura
- Dërgim me email (PDF dhe njoftim leximi) ose WhatsApp, pasqyra e llogarisë dhe kujtesa për pagesat
- Arkëtime dhe pagesa të pjesshme, vjetërsia e detyrimeve, ndryshim në grup i kategorive dhe dimensioneve
Banka dhe arka
Importoni ekstraktin bankar, kategorizoni transaksionet me rregulla dhe rakordoni me gjendjen e bankës.
- Import ekstrakti CSV ose Excel me hartëzim kolonash që ruhet për llogarinë; ekstraktet e Raiffeisen, BKT dhe Tirana Bank lexohen vetë, edhe në PDF
- Referenca e transaksionit më vete, kontrolli me gjendjen e ekstraktit dhe pa dublikata
- Rregulla me kushte, ndarje në disa rreshta dhe partner; një arkëtim mbyll disa fatura, teprica kalon në parapagim
- Transferta mes llogarive, shlyerje në monedha të ndryshme dhe rakordimi me gjendjen përfundimtare nga importi
- Së shpejti: lidhja direkte me bankën (Open Banking, PSD2). Me pëlqimin tuaj te banka, lëvizjet hyjnë vetë disa herë në ditë
Pagat
Listëpagesa mujore sipas rregullave të 2026, me kontribute, TAP dhe detyrime që përputhen me bankën.
- Sigurime shoqërore dhe shëndetësore të punëmarrësit dhe punëdhënësit, TAP me fashat progresive
- Import i deklaratës nga e-Filing (Excel ose PDF), me deklarata ndryshuese dhe PDF-në si evidencë
- Paga neto e çdo punonjësi dhe detyrimi ndaj DPT (kontribute + TAP) përputhen me pagesën në bankë
- Kontabilizim automatik në fund të muajit, me afatin ligjor të pagesës
Tatimet
TVSH e shitjeve dhe e blerjeve, të dy librat dhe deklarata, nga dokumentet e kontabilizuara.
- Norma TVSH të konfigurueshme (20%, 6%, 0%, të përjashtuara) dhe skema për biznesin e vogël
- Deklarata e TVSH-së dhe të dy librat nga dokumentet e kontabilizuara, me eksport
- Tatimi në burim (446) me deklaratën mujore; tatimi mbi fitimin sipas rregullave të 2026
- Urdhërpagesat e tatimit lidhen vetë me pagesën në bankë; ato të një NUIS-i tjetër refuzohen
Dimensionet: Qendër kosto, Projekt, Njësi biznesi
Akse analitike të pavarura në çdo rresht veprimi, të aktivizuara sipas nevojës.
- Te faturat, banka, ditari dhe pagat; Funksioni për klasifikimin e shpenzimeve të OJF-ve
- Projekte për grante dhe kontrata: partner, afate, buxhet sipas llogarive, buxhet kundrejt realizimit
- Raporti për donatorin sipas fazave, me bazë arkë ose konstatim, në Excel dhe PDF
- PASH sipas dimensionit: kolona për çdo qendër kosto, projekt ose njësi biznesi
Aktivet dhe inventari
Aktivet afatgjata me amortizim automatik dhe kosto e mallit të shitur me koston mesatare.
- Kategori aktivesh me llogaritë e tyre; aktivi krijohet nga fatura e blerjes
- Amortizimi llogaritet çdo muaj dhe kontabilizohet mujor ose vjetor; nxjerrja nga përdorimi
- Lëvizja e AAM sipas SKK
- Kosto e mallit të shitur kontabilizohet vetë me koston mesatare të ponderuar
Fiskalizimi dhe integrimet
Faturat e fiskalizuara hyjnë vetë në libra, nga platforma e fiskalizimit, dyqani online ose sistemi i shpenzimeve.
- Marrje automatike e faturave sipas orarit, pa periudha të humbura, me shqyrtim para importit
- Profil importi i ruajtur: arkat (TCR), llogaritë dhe njësia e biznesit plotësohen vetë
- WooCommerce: porositë bëhen fatura me arkëtim; Expense Manager: shpenzimet bëhen fatura blerjeje me dokumentin; Donation Counter: numërimet e donacioneve arkëtohen në arkën ose bankën që zgjedh arkëtari
- REST API e hapur për ERP, POS, BI dhe skripte migrimi, pa dublikata
Kalimi nga sistemi i vjetër
Sillni historinë e kompanisë pa e rishkruar.
- Migrim nga QuickBooks Online me lidhje direkte: gjendjet hapëse, transaksionet e një periudhe ose gjithë historia
- Hartëzim i llogarive me planin kontabël shqiptar, me sugjerime, para se të importohet asgjë
- Import nga Excel: fatura shitjeje, artikuj dhe shërbime, Modele periodike
- Gjendjet hapëse nga bilanci vërtetues i sistemit të vjetër
Raportet
Pasqyrat financiare sipas SKK, raporte operative dhe eksportet që kërkon auditimi.
- Bilanci, PASH dhe Fluksi monetar (metoda direkte dhe indirekte), me bazë arkë ose konstatim
- Eksport SAF-T (OECD 2.0, profili shqiptar) dhe XBRL i pasqyrave financiare
- Raporti i buxhetit, vjetërsia e arkëtimeve dhe pagesave, shitjet dhe blerjet sipas partnerit
- Në Panel çdo shifër hap raportin nga vjen; çdo tabelë me filtra dhe eksport Excel, CSV, PDF
Shumë monedha
Fatura dhe llogari bankare në EUR, USD ose çdo monedhë, me libra në lekë.
- Kurset e Bankës së Shqipërisë merren vetë çdo ditë
- Shkruani kursin ose vlerën në lekë: tjetra llogaritet vetë
- Fitim/humbje kursi te çdo pagesë; faturë në lekë e shlyer nga llogari në monedhë të huaj
- Rivlerësim i gjendjeve të hapura në fund të periudhës
Për zyrat e kontabilitetit
Punoni për shumë kompani nga një zyrë, me ekipin tuaj dhe detyrat e zyrës.
- Zgjidhni ku punoni, në zyrë ose në një kompani; Paneli tregon gjendjen e secilës
- Ekipi: zgjidhni anëtarin, shënoni kompanitë dhe rolin për secilën
- Pronari i kompanisë dhe kalimi i saj te një zyrë tjetër vetëm me ftesë të pranuar
- Detyra, afate dhe komente për çdo kompani; kompanitë arkivohen dhe rikthehen
Evidenca dhe dokumente
Dokumentet burimore qëndrojnë pranë veprimit që justifikojnë, gati për auditim.
- Bashkëngjitje me tërhiq-e-lësho te faturat, pagesat, transaksionet bankare dhe veprimet
- Dokumente projekti: kontrata, buxheti, raportet për donatorin
- Kartela e partnerit me kontratat dhe korrespondencën
- Ruajtje e veçuar për çdo kompani
Aplikacioni për telefon dhe tablet (së shpejti)
LlogariPro për Android dhe iPhone / iPad, me të njëjtën llogari dhe të njëjtat libra si në web.
- Së shpejti në App Store dhe Google Play
- Skano faturën ose kuponin me kamerë: shkon te Dokumentet dhe regjistrohet si faturë blerjeje me evidencën
- Njoftimet e LlogariPro në telefon, që hapen te kompania e duhur
- Hyrje me Face ID ose gjurmë, me Apple, Google ose Microsoft; fatura dhe raporte në PDF që ndahen nga telefoni
Claude për librat
Pyetni librat në gjuhë të lirë nga Claude.ai, me të drejtat tuaja dhe pa dhënë fjalëkalimin.
- Pasqyrat, TVSH, faturat e hapura, kartela e partnerit dhe banka në pritje, me një pyetje
- Vetëm lexim: Claude nuk regjistron, nuk kontabilizon dhe nuk fshin asgjë
- Zyra e ndez për klientët; pronari i kompanisë e fik kur do
- Çdo pyetje shënohet në gjurmën e kompanisë, me emrin e personit
Siguria dhe kontrolli
Identifikim i fortë, akses sipas rolit dhe gjurmë e plotë e çdo veprimi.
- Verifikim me dy hapa (TOTP), hyrje me Google dhe Microsoft
- Gjurma e ndryshimeve për çdo dokument: kush, kur dhe çfarë ndryshoi
- Çdo kompani e ndarë plotësisht: brenda saj nuk shihet asgjë nga kompanitë e tjera
- Kredencialet e integrimeve të enkriptuara, çelësa API me të drejta të kufizuara, kopje rezervë ditore